Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Maqedonci jep detaje për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë nga SHBA

 
   

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje pas nënshkrimit të një kontrate kornizë me prodhuesin amerikan AM General për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë mobile HUMVEE Hawkeye 105mm. Kontrata përfshin gjithashtu automjete mbështetëse, pjesë rezervë, mirëmbajtje dhe trajnim.

Sipas Maqedoncit, kjo blerje shënon një fazë të re zhvillimi për ushtrinë, duke rritur fuqinë e zjarrit dhe kapacitetet mbrojtëse, si dhe duke forcuar ndërveprueshmërinë me aleatët strategjikë dhe sigurinë afatgjatë në rajon.

Postimi i plotë:

Dje nënshkruam një kontratë kornizë me prodhuesin e njohur amerikan të industrisë ushtarake AM General. Kontrata përfshin blerjen e sistemeve moderne të artilerisë mobile HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS). Në kontratë gjithashtu përfshihen automjete moderne të mbështetjes, pjesë rezervë, mirëmbajtja si dhe trajnimi për operim dhe mirëmbajtje.

Me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta.

Kjo blerje shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe në ndërtimin e një ushtrie moderne, të aftë, të gatshme dhe të ndërveprueshme me aleatët tanë strategjikë, duke garantuar siguri më të madhe për vendin dhe stabilitet afatgjatë në rajon.