Presidenti rus, Vladimir Putin duke folur në një takim të ministrisë së mbrojtjes, ka thënë se qëllimet ushtarake të Moskës do të përmbushen “pa kushte”.
Duke iu referuar evropianëve dhe liderit ukrainas, ai ka thënë se “nëse ata nuk duan një diskutim thelbësor, atëherë Rusia do të çlirojë tokat e saj historike në fushëbetejë”.
Ai pasi tha se administrata e mëparshme amerikane e ka dërguar Moskën drejt konfliktit të armatosur qëllimshëm, me qëllim dobësimin e shtetit rus, ai akuzoi liderët evropianë se i janë bashkangjitur në këtë administratës Biden.
“Derrat e vegjël të Evropës menjëherë ju bashkëngjiten administratës së mëparshme amerikane, duke shpresuar se do të përfitojnë nga shembja e shtetit tonë,” tha Putin, sipas citimit të Guardian.
Komentet e ashpra të Putinit vinë pasi që zyrtarët amerikanë komentuan se bisedimet e mëhershme për Ukrainën në Berlin kanë arritur të zgjidhin 90% të çështjeve më të vështira.
Por, dyshime të mëdha mbesin nëse lideri rus është i përgatitur të bëj kompromise në kërkesat e tij.
Udhëheqësi rus të mërkurën mohoi se Moska po planifikonte të pushtonte territorin e NATO-s, duke pretenduar në vend të kësaj se aleanca kishte filluar përgatitjet për një përballje të mundshme ushtarake me Rusinë, me synim vitin 2030./teve1

