Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vazhdon greva e punëtorëve në muzeun më të vizituar të botës

Punëtorët e muzeut të Luvrit kanë votuar që ta zgjasin grevën që ka ndërprerë aktivitetet në muzeun më të vizituar të botës, megjithëse një pjesë e tij u hap të mërkurën për vizitorët.

Muzeu deklaroi se u ka lejuar akses vizitorëve në një pjesë të limitume të “rrugës së kryeveprës” e cila përfshin Mona Lisën e Da Vinçit  dhe Venusin e Milosë.

“Për shkak të një greve, disa dhoma në Muzeun e Luvrit janë … të mbyllura”, tha ai në mediat sociale. “Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim.”

Punëtorët e sindikatës po protestojnë kundër mungesës kronike të personelit, përkeqësimit të ndërtesave dhe vendimeve të fundit të menaxhimit – presione të intensifikuara nga një grabitje e turpshme e xhevahireve të kurorës në tetor që nxori në pah mangësi serioze të sigurisë, shkruan AP.

Vendimi për grevë erdhi gjatë një asambleje të përgjithshme në mëngjes, pasi punëtorët e miratuan grevën unanimisht në fillim të kësaj jave. Muzeu u mbyll të martën për shkak të ditës së tij të pushimit javor.