Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Driton Tali: Blerja e armëve nga SHBA-të forcon FSK-në dhe i dërgon mesazh të qartë Serbisë

KRITIKË PËR ARMATIMIN E FORCAVE TË SIGURISË SË KOSOVËS

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është finalizuar dhe nënshkruar kontrata kornizë me kompaninë amerikane “AM General”. Kjo marrëveshje do të furnizojë FSK-në me sistemet e avancuara HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer, duke rritur ndjeshëm kapacitetet mbrojtëse të vendit.

Analisti Driton Tali thekson se armatosja e Forcave të Sigurisë së Kosovës duhet përshëndetur, pasi i shërben sigurisë së Kosovës dhe paqes në rajon. Ai vlerëson se sa më e fuqishme të jetë Kosova ushtarakisht, aq më shumë dekurajohet Serbia nga sulmi.

Ai vlerëson se blerjet e armatimit duhet të jenë transparente, në mënyrë që edhe qytetarët e Serbisë të kuptojnë pasojat e një agresioni, duke shtuar se pa fuqizim ushtarak, dialogu Kosovë-Serbi do të mbetet i gjatë dhe pa rezultate të qëndrueshme.

“Çdo tentim për armatosjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës duhet përshëndetur sepse parasegjithash armatimi i Kosovës i shërben sigurisë së Republikës tonë por njëherësh edhe paqes dhe stabilititetit të rajonit. Sa më e armatosur Kosova, aq më shumë do të dekurajohet Serbia për të sulmuar,” deklaron ai.

Ai vlerëson se kjo blerje armësh duhet parë si forcim i sigurisë dhe si hap strategjik që thellon partneritetin me SHBA-të. Kontrata është “win-win”, sjell përfitime të ndërsjella dhe meriton vlerësim për veprimin e ministrit.

“Pra, këtë blerje të këtyre armëve duhet t’i shikojmë nga ky pikëvështrim fillimisht, dhe pastaj nga këndëvështrimi i asaj se kjo kontratë çfarë mund të prodhojë, në relacionin e partneritetit me ShBA-të, e që natyrisht se do i përforcojë edhe më shum marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor, ShBA’në,” përfundon ai.