Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Pa simbole shtetërore”/ Kadri Kryeziu reagon ndaj takimit të zyrtares amerikane me kryetarët serbë

 
   

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, u takua dje me katër kryetarët e inauguruar të komunave me shumicë serbe në veri të vendit.

Takimi u zhvillua me kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Pas këtij takimi ka reaguar juristi Kadri Kryeziu, i cili e ka kritikuar mënyrën e zhvillimit të tij. Ai tha se takimi, i mbajtur pa simbolet shtetërore të Kosovës, “nuk i bën nder askujt” dhe se zonja Prattipati ka gabuar duke vepruar sikur kryetarët të mos ishin zgjedhur sipas ligjeve dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Postimi i Kryeziut:

Ky takim, i zhvilluar pa simbolet shtetërore të Kosovës, nuk i bën nder askujt. Zonja Prattipati ka gabuar që e ka mbajtur një takim të tillë, sikur këta kryetarë komunash të mos ishin zgjedhur sipas ligjeve dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.