Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

SHBA-ja dhe Ukraina bien dakord për çështjet kyçe për t’i dhënë fund luftës

Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë arritur një konsensus në pikat kritike që mund të qojnë në përfundimin e luftës afër katër-vjeçare, por disa çështje të ndjeshme rreth kontrollit të territorit dhe menagjimit të termocentralit bërthamor Zaporizhia mbeten ende të pazgjidhura ka deklaruar presidenti ukrainas.

Volodymyr Zelensky ka komentuar përderisa plani 20-pikësh i SHBA-së iu paraqit negociatorëve rusë në Florida, në bisedimet e gjata të ditëve të fundit.

Ai tha se një përgjigjje nga Moska pritet të mërkurën.

Pika qendrore në negociata qëndron mosmarrëveshja territoriale kontestuese në lidhje me rajonet e Donetskut dhe Luhanskut, të njohura si Donbas. Kjo është “pika më e vështirë”, tha Zelenskyy. Ai tha se këto çështje do të diskutohen në nivel udhëheqësish.

Rusia vazhdon të paraqesë kërkesa maksimaliste, duke këmbëngulur që Ukraina të heqë dorë nga territori i mbetur në Donbas që nuk e ka pushtuar – një ultimatum që Ukraina e ka refuzuar. Rusia ka pushtuar pjesën më të madhe të Luhanskut dhe rreth 70% të Donetskut.

Në një përpjekje për të lehtësuar kompromisin, Shtetet e Bashkuara kanë propozuar transformimin e këtyre zonave në zona të lira ekonomike. Ukraina këmbëngul që çdo marrëveshje duhet të varet nga një referendum, duke i lejuar popullit ukrainas të përcaktojë vetë fatin e vet.

Ukraina po kërkon demilitarizimin e zonës dhe praninë e një force ndërkombëtare për të siguruar stabilitetin, tha Zelensky, ka cituar AP.

Një çështje tjetër e diskutueshme është se si do të menaxhohet termocentrali bërthamor i Zaporizhzhisë, termocentrali më i madh në Evropë që është nën pushtimin rus. SHBA-të po propozojnë një konsorcium me Ukrainën dhe Rusinë, ku secila palë do të ketë një pjesëmarrje të barabartë në ndërmarrje.

Pika 14, e cila mbulon territoret që kalojnë vijën lindore të frontit, dhe Pika 12, e cila diskuton menaxhimin e uzinës së Zaporizhzhisë, ka të ngjarë të jenë pikat kryesore të mosmarrëveshjes në bisedime.

Zelenskyy tha: “Jemi në një situatë ku rusët duan që ne të largohemi nga rajoni i Donetskut, dhe amerikanët po përpiqen të gjejnë një mënyrë që kjo të mos jetë ‘një rrugëdalje’ — sepse ne jemi kundër largimit — ata duan të gjejnë një zonë të demilitarizuar ose një zonë të lirë ekonomike në këtë, domethënë, një format që mund të marrë parasysh pikëpamjet e të dyja palëve.”

Projektpropozimi kërkon gjithashtu që Ukraina të mbajë zgjedhje pas nënshkrimit të marrëveshjes. “Ky është vizioni i partnerëve”, tha Zelenskyy.