Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zjarre, vërshime e aksidente: AME me mijëra intervenime gjatë vitit 2025

 
   

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave ka shënuar një vit me angazhim të shtuar, duke realizuar dokumente strategjike për rritjen e gatishmërisë kombëtare ndaj fatkeqësive natyrore,ndërsa gjatë muajve më të ndjeshëm të verës ka përballuar mijëra intervenime, veçanërisht në zjarre, vërshime, aksidente rrugore dhe shërbime teknike, përmes koordinimit të pandërprerë 24/7 me institucionet relevante.

Drejtori ekzekutiv Genc Metaj flet për arritjet, sfidat dhe reagimin ndaj emergjencave në vitin 2025 nga strategjitë e gatishmërisë kombëtare deri te koordinimi intensiv i intervenimeve në terren dhe përballja me situatat e zjarreve, vërshimeve dhe aksidenteve.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave, Metaj: Periudha më e ndjeshme e këtij viti kanë qenë muajt korrik, gusht dhe shtator

“Gjatë këtij viti kemi realizuar një sërë aktivitetesh të rëndësishme që kanë kontribuar në përmbushjen e objektivave tona dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të performancës, sa i përket dokumentacionit për rritjen e gatishmërisë kombëtare ndaj fatkeqësive natyrore, janë realizuar ,miratimi i programit të ushtrimeve dhe vlerësimi i gatishmërisë kombëtare,hartimi i 5 kornizave kombëtare në fushat e parandalimit, mbrojtjes, zbutjes, reagimit dhe rimëkëmbjes, hartimi i dokumentit të vlerësimit të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera, hartimi i 15 funksioneve mbështetëse sipas Planit të Reagimit Kombëtar,hartimi i planit të integritetit,hartimi i planit të performancës, gjithashtu zbatimi i planit të veprimit të Strategjisë Shtetërore për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë Natyrore dhe fatkeqësitë tjera,miratimi i projektit për themelimin e njësive të reja të kërkim-shpëtimit.Sa i përket koordinimit dhe reagimit, Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave, përmes qendrave operative emergjente, në mënyrë të veçantë është shtylla kryesore operative e agjencisë, e cila vazhdimisht, pa ndërprerë, 24 orë, 7 ditë të javës, ka vazhduar të pranojë thirrje emergjente dhe t’i koordinojë veprimet me institucionet relevante, duke reflektuar rëndësinë e koordinimit dhe reagimit të shpejtë institucional. Gjatë kësaj vere kemi pasur një situatë të rëndë, duke përfshirë zjarret, dhe do t’ju informojmë edhe me numrin e intervenimeve të përgjithshme dhe veçanërisht ato të zjarreve. Periudha më e ndjeshme e këtij viti kanë qenë muajt korrik, gusht dhe shtator, ku kanë qenë 7,091 intervenime në zjarre; kemi pasur 320 intervenime në raste vërshimesh dhe thithje uji, 272 intervenime në aksidente rrugore, si dhe 2,983 intervenime teknike dhe shërbime të ndryshme”, theksoi Metaj.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave ka realizuar një sërë aktivitetesh të rëndësishme për rritjen e gatishmërisë kombëtare ndaj fatkeqësive natyrore. Janë hartuar dhe miratuar programi i ushtrimeve dhe vlerësimi i gatishmërisë kombëtare, 5 kornizat kombëtare në fushat e parandalimit, mbrojtjes, zbutjes, reagimit dhe rimëkëmbjes, dokumenti i vlerësimit të rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, 15 funksionet mbështetëse sipas Planit të Reagimit Kombëtar, plani i integritetit, plani i performancës dhe plani i veprimit të Strategjisë Shtetërore për Zvogëlimin e Rrezikut. Gjithashtu, është miratuar projekti për themelimin e njësive të reja të kërkim-shpëtimit.