Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan është takuar të mërkurën në Ankara me delegacionin e Hamasit të udhëhequr nga Khalil al-Hayya, sipas ministrisë së Jashtme të cituar nga Anadolu.
Sipas ministrisë, Fidan dhe delegacioni i Hamasit diskutuan zhvillimet e fundit në Gaza, dhe shkëmbyen pikëpamjet për fazën e dytë të planit të paqes.
Ministri turk përsëriti se Turqia do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e palestinezëve “në mënyrën më të fortë në çdo platformë” dhe informoi delegacionin për përpjekjet e vazhdueshme të Turqisë për të adresuar nevojat humanitare në enklavën e shkatërruar nga lufta.
Delegacioni i Hamasit ngrehu shqetësimin për shkeljet e vazhdueshme të armëpushimit nga pala izraelite dhe sulmet ndaj banorëve të Gazës, duke thënë se ata i janë përmbajtur të gjitha kushteve të marrëveshjes.
Ata thanë se çasja izraelite ka për qëllim të pamundësojë kalimin në fazëb e dytë të planit.
Ata poashtu ngritën problemin humanitar me të cilin Gaza po përballet si pasojë e bllokimit të ndihmës nga ana e Izraelit, duke përmendur se vetëm 60% e kamionëve të marrur vesh po lejohen të hyjnë në territor.
Ata adresuan poashtu gjendjen dhe zhvillimet në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke dënuar praktikat izraelite si të papranueshme.

