Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Telefonatë nga Haga, bashkëluftëtarët i shprehin ngushëllime familjes Mustafa për vdekjen e Jahja Mustafës

Hashim Thaci, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Salih Mustafës, Pjetër Shalës, Fadil Fazliut dhe Bashkim Smakajt, i kanë shprehur ngushëllime familjes Mustafa për cdekjen e babait të “Calit”.

Ky ngushëllim u bë përmes një telefonate nga Haga që pranoi OVL-UÇK.

Moneytizer Paragrafi 2

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, sapo kemi pranuar një telefonatë nga Haga, nga bashkëluftëtarët tanë që po mbahen atje, të cilët na kërkuan që përmes nesh, si OVL UÇK, t’i përcjellim ngushëllimet e tyre për familjen Mustafa.

Moneytizer Paragrafi 4

Në emër të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Salih Mustafës, Pjetër Shalës, Fadil Fazliut dhe Bashkim Smakajt, si dhe në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Mustafa, për humbjen e më të dashurit të tyre.

Jemi pranë jush me respekt, solidaritet dhe përulje në këto çaste të rënda.

Kujtimi për bacën Jahja do të jetojë përherë ndër ne.