Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ushtarët italianë kryejnë patrullime: Për një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë

 
   

Ushtarët italianë nga Komanda Rajonale-Perëndim, pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, vazhdojnë të kryejnë aktivitetet e tyre të përditshme përgjatë Vijës Kufitare Administrative (VKA) dhe në të gjithë Kosovën.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ata zhvilluan patrullime me qëllim sigurimin e një pranie të dukshme dhe qetësuese në terren, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit për situatën.

Përmes profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre, ata kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe luajnë një rol kyç në misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“KFOR vazhdon zbatimin e mandatit të tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.