Jarinje është aktualisht pika më e ngarkuar në orët e mbrëmjes, sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kolona e automjeteve në hyrje të kësaj pike të kalimit kufitar është e gjatë deri në 500 metra, ndërsa pritjet e qytetarëve janë nga 40 deri në 50 minuta.
Edhe në dalje të kësaj pike kufitare qytetarët duhet të presin deri në 10 minuta me kolonat e automjeteve deri në 20 metra.
Në pikat e tjera të kalimeve kufitare fluksi është pothuajse pa pritje e kolona të automjeteve.

