Profesori Enver Bytyçi ka reaguar ashpër ndaj një raportimi në media, sipas të cilit Presidenti i Liberal International, Karl-Heinz Paqué, ka shprehur mbështetje publike për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamza.
Bytyçi e cilëson këtë pretendim si spekulativ dhe mashtrues, duke vënë në pikëpyetje si funksionin real të Paqué-s, ashtu edhe orientimin politik që PDK pretendon se përfaqëson, ndërsa sipas tij, faktet tregojnë një mospërputhje të thellë mes diskursit publik dhe aleancave reale politike të kësaj partie, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Një gazetë në Kosovë njofton se “Presidenti i Liberal International, Karl-Heinz Paqué, ka shprehur mbështetjen e tij të drejtpërdrejtë për Partinë Demokratike e Kosovës dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamzën përmes një videomesazhi publik.
Nga një kërkim në google më rezulton se Karl-Heinz Paque nuk është president liberal international. As nuk ka kuptim që të ketë një president liberal international në këtë botën e sotme. Mund të ketë e kishte president të Internationales Liberale, por jo president liberal international. Që këtu fillon spekullimi.
Ndërkaq, më rezulaton se Karl-Hienz Paque është kryetar i Bordit të fondacionit Kryetar i Bordit të Friedrich Naumann Foundation for Freedom, siç e emërton edhe gazeta në fjalë! Ky fondacion përmes revistës së vet Liberale është kritik i ashpër ii të djathtës dhe partive të majta që mbështesin CDU/CSU. Që do të thotë se Karl-Heinz Paque është një personalitet gjerman i së majtës ultraliberale.
Por Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se bën pjesë në Unionin Europian të partive popullore dhe e ka fsheh vazhdimisht pozicionin e saj në të spektrin e majtë të politikës së Kosovës! Mbështetja që Bedri Hamza ka marrë prej një të majti të liberalizmit ekstrem dekonspiron faktin se kjo parti nuk ka të bëjë me të djathtën. Këtë e provon edhe bashkëpunimi i saj i ngushtë, sidomos i grupit PRONTO, me Partinë Socialistë të Rilindjes së Edi Ramës në Shqipëri.
E gjitha kjo do të thotë se qytetarët e Kosovës kur bëhet fjalë për Partinë Demokratike të Kosovës duhet të dinë se kanë të bëjnë me një parti mashtruese, e cila ndërron ngjyrat e saj me propagandë fallco. Është parti e cila u shfaqet shqiptarëve me pamjen që nuk e kanë në të vërtetë. Thonë se janë të djathtë dhe marrin mbështetje nga të majtët në Europë! Paradoks!

