Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ermal Sadiku alarmon për skandal digjital shtetëror

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ermal Sadiku, ka ngritur alarmin për një, siç e quan ai, skandal digjital shtetëror.

Ai ka bërë të ditur se domaini rks-gov.org ka qenë i lirë për blerje për vetëm 10 euro.

Moneytizer Paragrafi 2

Sipas Sadikut, ky domain i cili duket më zyrtar sesa domaini aktual shtetëror me prapashtesën .net është blerë nga një inxhinier nga Gjilani, i cili e ka ridrejtuar atë drejt faqes zyrtare ekzistuese.

 

Moneytizer Paragrafi 4

Megjithatë, Sadiku ka shkruar se ky nuk është lajm i mirë, por një sinjal serioz alarmi për mungesën e sigurisë kibernetike institucionale.

“Domaini rks-gov.org ka qenë i LIRË. Po, i lirë. Për 10 euro. Fatmirësisht, një inxhinier nga Gjilani e bleu dhe e ridrejtoi te faqja zyrtare .net. Por le ta themi qartë: kjo nuk është lajm i mirë. Kjo është alarm. Pse? Sepse rks-gov.org duket më zyrtar se domaini aktual .net. Çdo scammer mund ta kopjonte faqen 100% identike dhe të mblidhte: numra personalë të dhëna familjare email-e, telefona madje edhe kredenciale login-i. Qytetarët do mendonin se janë në faqe shtetërore. Të dhënat do përfundonin në duar kriminale. Kjo NUK është teori. Kjo është mënyra si ndodhin sulmet phishing në gjithë botën”.

Sadiku ka shkruar se ky është një sinjal serioz alarmi për mungesën e sigurisë kibernetike institucionale.

 

“Një shtet serioz: blen të gjitha variantet kritike të domain-it i mban nën kontroll institucional nuk e lë sigurinë digjitale në fat dhe rastësi. Digjitalizim pa siguri = rrezik kombëtar Shtet që nuk mbron identitetin digjital = shtet që nuk mbron qytetarët. Respekt për inxhinierin që veproi me etikë . Por shteti nuk mund të funksionojë mbi heroizma individuale. Siguria kibernetike nuk është luks. Është parakusht i shtetit modern. Nëse duam shërbime digjitale, duhet më parë siguri, standarde dhe përgjegjësi”, shkruan ai.