Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“A ju dhimt krimineli?”, reagon ashpër ndaj trupit gjykues Vasfije Krasniqi Goodman pas dënimit me 10 vjet burgim për Trajkoviqin

 
   

Aktivistja dhe e mbijetuara e dhunës seksuale e luftës, Vasfije Krasniqi Goodman ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për krime lufte, Sladan Trajkoviq, duke e dënuar me 10 vjet burim.

Ajo shtron pyetjen “A ju dhimt krimineli me ia dhënë bile maksimumin që e keni me ligj?”.

Aktgjykimi u shpall të premten nga kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arrni dhe anëtarët Arben Hoti dhe Donikë Shala-Abdyli.

Gjykatësi Arrni tha se Trajkoviq është fajtor për pikën C të aktakuzës dhe të njëjtin Gjykata e gjykon me dënim me 10 vjet burgim.

Në dënimin me burgim, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Kjo masë, atij i vazhdohet me aktvendim të veçantë.

Trajkoviq obligohet t’i paguajë edhe shpenzimet e procedurës dhe atë 200 euro për paushallin gjyqësor dhe 100 euro për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.