4
Në prag të zgjedhjeve parlamentare, kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar përmes një postimi publik, duke i bërë thirrje mërgatës që të marrë pjesë në procesin zgjedhor dhe të jetë pjesë aktive e vendimmarrjes për të ardhmen e Kosovës.
Moneytizer Paragrafi 2
Zemaj, i cili gjatë karrierës së tij ka mbajtur disa poste të rëndësishme politike dhe vlerësohet gjerësisht për punën dhe suksesin e jashtëzakonshëm si ministër i Shëndetësisë, ka theksuar rëndësinë e votës së diasporës në këtë moment vendimtar për vendin.
“Nesër mbahet votimi në 29 përfaqësi diplomatike të Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës. Votoni për LDK 123, votoni shpresën. Vetëm dy ditë na ndajnë prej një qeverisjeje me integritet, përgjegjësi dhe shpresë. Të bashkuar për Kosovën tonë,” ka shkruar Zemaj në postimin e tij.
Moneytizer Paragrafi 4
Votimi i mërgatës shihet si një shtyllë e rëndësishme e demokracisë dhe një dëshmi e lidhjes së pandashme mes Kosovës dhe qytetarëve të saj jashtë vendit, ndërsa LDK synon mbështetjen e tyre për një qeverisje stabile dhe të përgjegjshme.


