Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ka nisur votimi i diasporës, Gërvalla publikon pamje nga vendet evropiane: Flakë…

 
   

Ka nisur zyrtarisht procesi i votimit jashtë vendit. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka ndarë pamje nga votimi i diasporës, duke theksuar angazhimin dhe entuziazmin e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Gërvalla ka publikuar pamje nga Cyrihu dhe Stuttgart-i, ku votimi ka nisur që në orët e hershme të mëngjesit.

“Cyrihu, në orët e hershme të mëngjesit, flakë.

Ju duam aq sa s’thuhet me fjalë”, ka shkruar ajo, duke falënderuar diasporën për pjesëmarrjen aktive në procesin zgjedhor.