2
Mergim Lushtaku edhe në këto zgjedhje parlamentare, synon një tjetër mandat si deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai vjen në këtë garë pas një mandati të kaluar të cilin e karakterizoi angazhimi i vazhdueshëm dhe prania e zëshme në debatet parlamentare.
Moneytizer Paragrafi 2
I njohur për qëndrimet e qarta dhe vizionin e tij politik, Lushtaku ndër vite ka ndërtuar një raport të qëndrueshëm me qytetarët, duke fituar simpatinë e tyre përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe përkushtimit ndaj çështjeve lokale dhe nacionale.
Në një mesazh publik drejtuar qytetarëve, ai ka vënë theksin te uniteti dhe tejkalimi i ndasive rajonale, duke shkruar:
“S’ka ndasi Shalë e Drenicë, e kemi veç një Mitrovicë. Veç të bashkuar ecim përpara. Faleminderit!”
Moneytizer Paragrafi 4
Me këtë mesazh, Lushtaku synon të përcjellë idenë e bashkimit dhe të punës së përbashkët për zhvillimin e vendit, duke e vendosur Mitrovicën dhe Kosovën mbi dallimet lokale.
Në këto zgjedhje, Mergim Lushtaku garon nën siglën e PDK-së dhe mban numrin 100 në fletëvotim.


