Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Blerta Deliu: PDK do të shënojë fitore historike nesër, qytetarët kërkojnë ndryshim

Kandidatja për deputete, Blerta Deliu tha se ditën e nesërme, Partia Demokratike e Kosovës do të shënojë fitore historike.

Ajo ka theksuar se qytetarët e Kosovës po përballen me lodhje dhe vështirësi për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike dhe të shportës së konsumit.

Moneytizer Paragrafi 2

“Ka një lodhje që e ndjejmë të qytetarët, faturat e fundit të energjisë elektrike, shporta e qytetarit është pakuar për shkak të pafuqisë për të siguruar mirëqenien, prandaj programi i Bedri Hamzës lidhet me lehtësira, për ta bërë më të lehtë mirëqenien e qytetarit”, tha Deliu në Maratonën Zgjedhore në Klan Kosova

Deliu gjithashtu theksoi se nga ajo që kanë parë gjatë fushatës, presin një mbështetje të fortë nga qytetarët për ndryshim.

Moneytizer Paragrafi 4

“Nga ajo që kemi pa gjatë kësaj fushate të shkurtë, presim që do të jetë një votë për ndryshim. Pra Kosova viteve të fundit ka përjetuar një stagnim 6 vjeçar, dhe qytetarët e Kosovës duhet të zgjedhin mes rrugës së stagnimit, bllokimit të pafuqisë, pasigurisë, apo duhet të mendojnë për ndryshim që është vizion i z.Hamza”, tha Deliu – Kodra.

Ndiqeni videon nga Maratona Zgjedhore në Klan Kosova për më shumë: