Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shabani: Votimi në Kosovë po zhvillohet i qetë me dinjitet dhe kulturë qytetare

 
   

Qytetarët e Kosovës po i drejtohen sot kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit të cilat erdhën pas dështimit për disa muaj të legjislativit për të krijuar Qeverinë e vendit.

Votimi po zhvillohet në qytetet e Kosovës me qetësi dhe respekt, ndërsa vëzhguesit ndjekin procesin në zonat kryesore dhe raportojnë tolerancë dhe kulturë qytetare

Ambasadori i Paqes, Tahir Shabani prezanton itinerarin e vëzhgimit në qytete të ndryshme të Kosovës, thekson angazhimin e vëzhguesve vendor dhe vlerëson votimin e qetë, me dinjitet dhe tolerancë të shqiptarëve

Shabani: Votimi në Kosovë po zhvillohet i qetë, me dinjitet dhe kulturë qytetare

“Shqiptarët po votojnë me dinjitet, me qetësi dhe me kulturë,ky është mesazhi i tolerancës, mirësisë dhe solidaritetit,vëzhguesit i kemi përqendruar në zonat e ndryshme të Kosovës, duke filluar nga Gjilani, Kamenica, Ferizaj, Viti, Prishtina dhe zona e Rrafshit të Kosovës, Gollaku dhe Llapi. Pastaj do të zbresim për në Mitrovicë, nga këtu në Skenderaj, Pejë, ndërsa për çështjet e pjesës së sekondarit do të na ndihmojnë edhe vëzhguesit vendorë. Do të kalojmë nga Peja andej, Istogu, Deçani dhe do t’i kthehemi Klinës. Aty ku ka tolerancë, ka qytetërim dhe civilizim të shqiptarëve”,theksoi Shabani.

Deri në ora 13:00 sipas të dhënave të KQZ-së kanë votuar 356 mijë e 645 qytetarë nga 1 milionë e 999 mijë e 204 me të drejtë vote apo 17.84%.