Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Numër i vogël i qytetarëve votuan deri në mesditë në Zveçan

 
   

Në Komunën e Zveçanit pjesëmarrja e qytetarëve në votim deri në këto momente mbetet e ulët.

Në qendrën e votimit me kushtë, sipas menaxheres së qendrës, Egzona Kelmendi, të drejtën e votës deri më tani e kanë shfrytëzuar vetëm 10 qytetarë.

“Numri i përgjithshëm i votuesve në këtë qendër është 200. Deri më tani kanë votuar vetëm 10 qytetarë. Nuk kemi pasur ankesa apo parregullsi,” ka deklaruar ajo.

Sipas përditësimit të fundit të të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në komunën e Zveçanit kanë votuar gjithsej 12.52 për qind e votuesve, apo 860 qytetarë, nga 6 mijë e 871 sa kanë të drejtë vote në këtë komunë.