Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Radoniqi për problemet me energjinë: Do të ruajmë integritetin e votës

 
   

Të tjera probleme me energjinë elektrike ka bërë të ditura kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në disa komuna të tjera, por që tha se problemet u evituan shpejt.

“Sipas raportit të orës 15:00 në Dhomën Operative të KQZ-së, janë raportuar disa probleme të tjera me mungesë të energjisë elektrike në tri Qendra Votimi në komunën e Skenderajt, 2 në komunën e Malishevës dhe dy të tjera në Novobërd e Obiliq, për të gjitha këto raste është njoftuar KEDS-i për të ndërmarrë hapa të nevojshme për rikthimin e energjisë elektrike dhe sipas informacioneve, kjo ka ndodhur brenda një kohe shumë të shpejt”.

Radoniqi tha se shpreson që nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike kur fillion të bie terri.

I pyetur çka ndodhë në një Qendër Votimi kur ndërpritet energjia elektrike, ai tha se procesi vazhdon. “Procesi i votimit nuk do të ndërpritet, ne do të sigurohemi që nuk do t’i lëmë në terr të votojnë, por procesi i votimit nuk mund të ndërpritet”, tha Radoniqi.

Ai tha se i shqetëson çdo veprim që mund të cenojë procesin, porse tha se do të punojnë që integriteti i votës të mos cenohet.

Radoniqi tha se bazuar në të dhënat preliminare që kanë marrë nga rreth 96 për qind e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15: 00 tha se është 572 mijë e 726 votues, apo 28,65 për qind.

Krahasuar me të njëjtën orë me zgjedhjet e shkurtit, kishin votuar 28,82 për qind.