Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

LDK iu bën thirrje qytetarëve të dalin për të votuar

 
   

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar në zgjedhjet e sotme.

Derisa kanë mbetur më pak se dy orë deri në mbylljen e qendrave të votimit, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, theksoi nevojën që qytetarët të dalin për të votuar.

Ai theksoi se deri tani procesi po ecën mirë dhe është i rregullt.

“Shfrytëzoj rastin që në këto pak orë që kanë mbetur, të gjithë qytetarët e Kosovës, të gjithë ata që kanë të drejtë vote, ta shfrytëzojnë këtë të drejtë për të votuar dhe zgjedhur për fatin e Kosovës për katër vitet e ardhshme. Nga të gjitha informatat që marrim nga terreni, procesi po ecën shumë mirë dhe është i rregullt në të gjitha komunat dhe qendrat e votimit. Natyrisht, iu bëjmë thirrje të gjithëve atyre që janë të përfshirë në procesin e monitorimit dhe mbarëvajtjes së këtij procesi zgjedhor të vazhdojnë të kryejnë punën e tyre pavarësisht dallimeve”, tha ai.

Sipas KQZ-së, numri i votuesve që kanë votuar është 759,877, deri në orën e 17:24.