1
Sipas të dhënave preliminare të publikuara nga sistemi i numërimit i KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje! kryeson bindshëm zgjedhjet me 50,13% të votave, duke grumbulluar 400,793 vota në nivel vendi.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20,94% ose 167,408 vota, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13,93% apo 111,338 vota.
Moneytizer Paragrafi 2
Pas tyre vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 5,88% (47,021 vota).
Nisma Socialdemokrate ka marrë 1,64% ose 13,094 vota.
Moneytizer Paragrafi 4
Sipas panelit informues, deri në momentin e raportimit janë numëruar 824,850 vota nga 1,999,204 gjithsej, që përbën 41,26% të pjesëmarrjes së përpunuar, ndërsa 2,324 nga 2,557 vendvotime janë procesuar (90,89%).
Rezultatet mbeten preliminare dhe pritet të përditësohen me vazhdimin e procesit të numërimit.

