Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Reagon Gjoshi: PDK do të kthehet më e fortë – urime atyre që dolën të parët

 
   

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar pas publikimit të rezultateve preliminare nga KQZ.

Sipas të dhënave nga numërimi i 99,26% i votave, LVV është e para me 49,30%, PDK me 21,01%, e LDK me 13,59%.

Gjoshi falënderoi kryetarin e partisë, Bedri Hamzën, si dhe qytetarët.

“Në rrethana aspak të lehta, PDK qëndroi. Punoi. Dha rezultat. Falënderim për kryetarin dhe kandidatin për Kryeministër, Bedri Hamza, për kandidatët për deputetë, strukturat dhe aktivistët tanë kudo në Kosovë. Faleminderit qytetarëve që na besuan”, tha Gjoshi, i cili uroi edhe LVV-në me fjalinë “urime atyre që dolën të parët”.

“PDK do të kthehet më e fortë. Për Kosovën. Sepse PDK nuk ndalet”, shkroi Gjoshi.