Kandidatja e PDK-së, Eliza Hoxha ka reaguar sot pasi janë shpalluar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të djeshme nacionale në vend.
Ajo ka thënë se pas përfundimit të zgjedhjeve, populli ka vendosur dhe PDK qëndroi. Hoxha ka uruar fituesin për rezultatin.
“Uroj që Kosova t’i ketë institucionet dhe jeta publike të normalizohet.
Përgjegjësia, llogaridhënia dhe transparenca mbi proceset dhe vendimarrjen publike duhet të kthehet në vend. Kosova është mbi të gjitha”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

