Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rama uron Kurtin: Fitore domethënëse, mandati i ri të kthehet në sukses për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke siguruar një mandat të ri qeverisës.

Pas shpalljes së rezultatit paraprak në Kosovë, kryeministri Edi Rama ka uruar Kurtin për fitoren, duke e cilësuar atë domethënëse dhe të konfirmuar nga vullneti i qytetarëve të Kosovës.

Rama shprehet se e ka uruar kryeministrin e rizgjedhur për suksesin elektoral dhe ka theksuar rëndësinë e këtij mandati për të ardhmen e Kosovës dhe për marrëdhëniet mes dy shteteve.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin dhe për partinë e tij të kthehet në sukses dhe mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona,” është shprehur Rama.

Në përfundim të mesazhit të tij, kryeministri shqiptar ka uruar të dy vendet, duke thënë: “Gëzuar Shqipëri dhe Kosovë.”