Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fitorja në zgjedhje, Kurti falënderon mërgimtarët që erdhën nga “çdo cep i botës”

Albin Kurti i ka falënderuar mërgimtarët për fitoren në zgjedhjet e jashtëzakonshme të së dielës.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tha se u është mirënjohës kontributit të tyre për liri, shtet dhe komb.

Moneytizer Paragrafi 2

“Të dashur bashkatdhetarë që erdhët nga Evropa, Amerika e nga çdo cep i botës, ose që votuat me postë apo fizikisht pardje në ambasadat e konsullatat tona, u jemi mirënjohës përjetë për kontributin tuaj të pamatshëm për liri e shtet dhe komb, si dhe për përkrahjen vendimtare që e bëri fitoren në këto zgjedhje aq madhështore saqë historike”, tha Kurti në një postim në rrjetin social Facebook të hënën.

Kurti shprehu falënderime dhe ndaj qytetarëve të Kosovës që ndihmuan fitoren e LVV-së në zgjedhje.

Moneytizer Paragrafi 4

“Në dhjetë ditë fushatë, dhjetëra mijëra duar të shtrënguara e mijëra dyer të hapura nga ju në qindra takime e tubime anembanë. Na pritët me ngrohtësi e besim, e për këtë ju falënderoj përzemërsisht. Jeni shumë, madje aq shumë sa shumicës nuk ua njohim e dimë emrin”, tha ai. “Dhe, u angazhuat pa kursim për fitoren e VETËVENDOSJE!-s me partnerë, për fitoren tuaj”.