Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Albania’s Got Talent drejt finishit, zbulohen emrat e dy finalistëve të fundit

Është mbyllur një tjetër mbrëmje mjaft emocionuese dhe spektakolare në Vizion Plus. Ka përfunduar gjysmëfinalja e katërt dhe e fundit e këtij sezoni të Albania’s Got Talent.

Mbrëmjen e sotme u mbyll edhe “Puzzle”, ku u zbuluan emrat e fundit që do të garojnë në finalen e madhe të 12 janarit, ku luhet për çmimin prej 20 mijë eurosh.

Mes shumë emocionesh, lotësh gëzimi, por edhe zhgënjimi, Andi dhe Briselda u përzgjodhën nga katër anëtarët e jurisë  Agron Llakaj, Kastro Zizo, Elsa Lila dhe Adelina Ismajli, si dy talentet e fundit që i bashkohen 10 finalistëve të tjerë.

Kujtojmë se 4 prej finalistëve u përzgjodhën gjatë fazës së parë përmes Golden Buzzer, ndërsa 8 të tjerët përmes katër gjysmëfinaleve.

Albania’s Got Talent, nën moderimin e Isli Islamit, do të rikthehet sërish në finalen e madhe të 12 janarit, ku do të mësohet emri i më të talentuarit shqiptar të këtij sezoni.

Për të gjithë ju që nuk patët mundësi ta ndiqni këtë mbrëmje LIVE, mund ta shihni në linkun e YouTube.