Halil Geci përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar gjuhën e përdorur nga opozita dhe ka theksuar se përgjigjja e qytetarëve erdhi përmes votës.
Në deklarimin e tij, Geci vlerëson se fyerjet dhe akuzat e vazhdueshme politike u kthyen në kosto elektorale për opozitën, ndërsa mbështetja për Albin Kurtin u konfirmua si shprehje e dinjitetit dhe vullnetit të popullit, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Kur shpifja u bë armë, populli u bë gjykatë
Gjuha e ndyrë e opozitës, përgjigjja shkatërruese e popullit.
Ata që me kor ulërinin se Kurti nuk ka as edhe një varr në Kosovë, përfunduan vetë të varrosur politikisht nga fjalët e tyre. Kurti mbeti dhe do të mbetet, sa të ekzistojë kjo tokë, në zemrat e çdo shqiptari.
Ajo që opozita e quajti “kritikë” ishte vetëm baltë, helm dhe shpifje. Fyerjet, rrenat dhe gjuha e poshtër u kthyen në aktakuzë kundër vetë tyre dhe prodhuan një humbje të rëndë, të dhimbshme dhe turpëruese.
Opozita nxirrte vner, urrejtje dhe pështymë me gojë; populli u përgjigj me votë, me zemër dhe me dinjitet, duke e goditur pa mëshirë në kutinë e votimit dhe duke e dërguar drejt harresës politike.
Ata e gërmuan vetë varrin e tyre me gjuhën e turpshme që përdorën. U pa qartë dhe pa asnjë dilemë: dinjiteti fiton, ndërsa shpifja fundoset. Opozita i mori me vete rrenat, fyerjet dhe turpin dhe shkoi në megjidi aksa, atje ku përfundojnë ata që luftojnë popullin me gjuhë të ndyrë.
Ata që gjysmën e popullit e quajtën “zagarë” dhe “zagarica”, sot rrinë të ngujuar në kolibën e tyre të errët, brenda një oborri aq të ngushtë sa mendja e tyre — pikërisht aty ku i çoi gjuha që përdorën dhe aty ku e kishin vendin.

