Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

A do të ketë ngrohje për Vitin e Ri?

Zëdhënësja e ngrohtores “Termokosi”, Afërdita Uka ka folur rreth telasheve që po përballet kjo ndërmarrje.

Në emisionin “Fol me Arin”, Uka e pranoi se “Termokosi” pati probleme në disa zona për shkak të daljes nga funksioni i Bllokut 1 të termocentralit Kosova B, transmeton Klankosova.tv.

Moneytizer Paragrafi 2

“Në lagjen e Spitalit është e vërtetë që kemi pasur rënie në cilësinë e ngrohjes për dita ditë, për shkak se Blloku 1 i Kosova B ka rënë nga funksioni, dhe deri në riparimin e tij ka rënë edhe kapaciteti ynë”, u shpreh Uka.

Pos tjerash, Uka tha se ky problem do të faturohet edhe në faturat, ku qtetarët siç tha ajo, do të faturohen vetëm për aq konsum sa e kanë shfrytëzuar.

Moneytizer Paragrafi 4

E se a do ketë ngrohje për Vitin e Ri, kuptojeni përmes videos së mëposhtme: