Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr

Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën e Veteranit tha se sot, populli përulet me respekt të thellë para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr.

Përmes një postimi, Osmani tha se veteranët e UÇK-së u bënë mburojë e popullit, zë i atdheut dhe shpresë në kohën më të errët, transmeton Klankosova.tv.

Moneytizer Paragrafi 2

“Veteranët e UÇK-së janë dëshmia se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim dhe sakrificë. Rrugëtimi i tyre drejt lirisë u kurorëzua me dinjitet dhe fitore”.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit. Nderim i përhershëm veteranëve të UÇK-së!”, ka shkruar ajo.

Moneytizer Paragrafi 4