Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Votuam. Fituam. Festuam” – Mesazhi i Kurtit pas zgjedhjeve

 
   

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, falënderoi simpatizantët dhe votuesit pas daljes së partisë së tij si fituese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ai publikoi një album me fotografi nga tubimi i mbrëmshëm.

Në një postim në Facebook, Kurti shkroi:

“Votuam. Fituam. Festuam. Urime dhe ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Gëzuar!”, duke shprehur mirënjohjen dhe gëzimin për rezultatin.