Zgjedhjet e fundit parlamentare treguan një rezulatet të dobët të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këto zgjedhje LDK-ja doli partia me tretë. Pas rezultatit të zgjedhjeve, lideri i saj, Lumir Abdixhiku doli me një fjalim zhgënjyes, duke mos e mohuar edhe dorëheqjen e mundshme.
Në një faqe Facebook në emër të Presidentit historik, ‘Dr. Ibrahim Rugova na mungon”, thuhet se pas dorëheqjes së Abdixhikut që do të vijë në ditët në vijim, LDK-ja do të hap garën për kryetarin e ri.
Aty thuhet se Ukë Rugova si më i votuari në zgjedhje, do të marrë pozitën e kryetarit.
Postimi i plotë:
Elektorati e tha fjalën e vet.
Ukë Rugova – Kryetar.
Pas dorëheqjes së kryetarit Lumir Abdixhiku, e cila pritet në ditët në vijim, LDK duhet ta hapë garën për kryetar të ri.
Ukë Rugova, si një ndër më të votuarit në këto zgjedhje, e dëshmon qartë preferencën e elektoratit. Mjafton t’i kujtoni brohoritjet për emrin e tij gjatë fushatës së LDK-së, anembanë Kosovës.
Vetëm Ukë Rugova mund ta zgjojë nga gjumi elektoratin e vërtetë rugovian dhe t’i kthejë shpresën LDK-së.
LDK ka nevojë për besim.
Besimi kthehet vetëm me Rugovën.
LDK nuk ka nevojë për eksperiment.
Ka nevojë për rikthim te vetvetja.

