Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zjarri i Vitit të Ri në Podujevë: Fëmija 12-vjeçar dyshohet se shkaktoi djegien e një pleme me mjete piroteknike

Një incident serioz ka ndodhur në minutat e para të Vitit të Ri në Podujevë, ku një zjarr i madh ka përfshirë një pleme me ushqim për kafshë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ngjarja ka ndodhur më 01.01.2026 rreth orës 00:10, në rrugën “Fitorja” në Podujevë.

Moneytizer Paragrafi 2

Sipas informatave, njësitë reaguese policore janë njoftuar se një objekt ishte duke u djegur dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në lokacion është konstatuar se zjarri kishte përfshirë një pleme në të cilën ndodheshin rreth 6000 duaj ushqim për kafshë, ndërsa sipas deklarimit të ankuesit B. M. (1991), dëmi material vlerësohet rreth 10 mijë euro.

Moneytizer Paragrafi 4

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, mirëpo për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit, lokalizimi i tij ka marrë kohë. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

Sipas dyshimeve fillestare të hetimeve, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga hedhja e mjeteve piroteknike, ku si i dyshuar për këtë veprim është një fëmijë 12-vjeçar (B.S., 2013), i cili banon përballë shtëpisë së ankuesit.

Me udhëzimin e Prokurorit të Shtetit, në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar prindi i fëmijës, ndërsa për rastin është paraparë të njoftohet edhe Prokurori për të Mitur, si dhe Qendra për Punë Sociale (QPS).

Rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe mbetet nën hetime për veprime të mëtejshme procedurale.