Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të akademikut Nexhat Daci, duke e cilësuar atë si një humbje të madhe për jetën akademike dhe institucionale të Kosovës.
Haradinaj tha se Kosova humbi sot një personalitet të shquar, i cili do të kujtohet përherë për urtësinë, vizionin shtetformues dhe përkushtimin e palëkundur ndaj vendit.
Ai theksoi se kishte nderin të bashkëpunonte ngushtë me akademikun Daci, së bashku me presidentin historik Ibrahim Rugova, në ditët më të ndjeshme të shtetndërtimit të Kosovës.
“Do të kujtohet përherë për urtësinë, vizionin shtetformues dhe përkushtimin e palëkundur ndaj Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.
Kreu i AAK-së ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Daci, bashkëpunëtorët dhe të gjithë qytetarët që e çmuan kontributin e akademikut Nexhat Daci.
“U prehtë në paqe”, ka përfunduar Haradinaj.

