Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Çfarë të pini për të eliminuar fryrjen e stomakut pas festave?

Gjatë këtyre ditëve, shumica prej jush kanë ngrënë më shumë sesa zakonisht dhe nuk keni faj, sepse festat bëjnë të tyren.

Recetat tradicionale me yndyrë të lartë dhe ëmbëlsirat me shumë kalori kanë ngadalësuar metabolizmin, megjithatë ju mund të detoksifikoheni dhe t’i humbisni kilogramët, me disa lëngje frutash dhe perimesh me efekt të lartë dobësues dhe detoksifikues.

Provoni të konsumoni portokall me karotë, lakër e bardhë, xhinxher.

Karotë, portokall, mollë, panxhar, limon. Qitro, dardhë, xhinxher. Ananas, panxhar, portokall, karotë, portokall, lakër e kuqe, limon. Mollë, karotë, selino, kastravec, xhinxher

Nëse dëshironi efekt më të shpejtë, zëvendësoni vaktin e drekës me një nga këto lëngje që do ju japin dozën e duhur të vitaminave dhe do ndihmojnë në shkrirjen e depozitave dhjamore.