Dy gra kanë mbetur të lënduara si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Milot–Morinë, saktësisht në “Rrugën e Kombit” ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas policisë, të lënduarat janë duke u trajtuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 09:40, në autostradën Milot–Morinë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë disa automjete. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve, shtetasja F. T., si dhe pasagjerja, shtetasja N. T., të cilat po marrin mjekim në spital dhe paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit”, thotë Policia./teve1.info/
Tags: aksidentRruga e Kombitte lenduaratTeve1

