1
Një zjarr është parë te ish-objekti i Hotel Unionit në Sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet e zjarrfikësve me ç’rast kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin.
Moneytizer Paragrafi 2
KALLXO.com ka sjellur pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se tymi del nga kati nëndheshëm i ndërtesës.
Moneytizer Paragrafi 4
Në bazë të informatave jo-zyrtare që KALLXO.com ka siguruar, dyshohet se bëhet fjalë për telashe me energjinë elektrike e siguresa.
Lidhur me këtë, KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare nga ana e tyre.

