Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dëshmori Xhemajl Zenë Ademi

 
   

Xhemajl Ademi u lind, më 3 nëntor të vitit 1979, në fshatin Lubishtë-Komuna e Vitisë, ai shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmën në qytetin e Vitisë. Xhemajli, më 22 shkurt të vitit 1998, kishte emigruar në Zcicër për të punuar, por ai pas një kohe të shkurtër, më saktësisht, pas dy muajve në prill të vitit 1998, iu bashkua radhëve të UÇK-së, ai u sistemua në Batalionin e parë në kuadër të Brigadës 114, Zona e Drenicës në komandën e Qamil Shehut. Ai mori pjesë pothuajse në të gjitha betejat nga njësitet e kësaj Brigade së bashku me Mirali Sejdiun nga Smira. Ai merrë pjesë edhe në betejën e Bardhit të Madh në Hade.

Dy shokët Xhemajli dhe Miraliu së bashku me një grup shokësh urdhërohen nga Shtabi i Përgjithshëm që t’i zgjerojnë radhët e UÇK-së, ata shkojnë në vendlindjet e tyre për të formuar njësitet e UÇK-së. Ata kaluan Zonën e Nerodimes e të Jezercit, të ardhur prej Zonës së Drenicës, për t’u kthyer në fshatin e tij të lindjes në Lubishtë, pas ofenzivës serbe në Jezerc. Ku në fshat gjeti situatën e konsoliduar të ushtarëve të udhëhequr nga Skenderbe Hebibi.

Nga aty u bë furnizimi i njësiteve në Zonën e Karadakut. Në të njejtën ditë kur ndodhi edhe rrethimi i Smirës, më 05 prill të vitit 1999, pasi u maltretua skajsmërishtë nga armiku serb, Xhemajli vritet së bashku me Muhamet Muharremin e Mustafë Shemën në fshatin Lubishtë. Ata ranë në radhën e dëshmorëve të përjetësisë për të mos vdekur kurrë. Emri i Xhemajl Ademit dhe i dëshorëve tjerë në përjetësi do të jenë gjithmonë në kujtesën e popullit…

Dëshmori Xhemail Ademi

Kur Kosovën e mbuloi tymi,

i gatshëm ishte Xhemail trimi!

Luftëtari nga Lubishta e Vitisë,

hapi shtigjet e lirisë!

Ju bashkua UÇK-së,

për t’i ndalur rrugën kulshedrës!

Jo s’ke punë ti këtu ore shkja,

n’mbrojtje t’këtij vendi jem panda!

S’mund të shkelet kjo tokë arbërore,

janë t’pamposhtur trimat prore!

Luftoi Xhemaili me shokët e tij,

që atdheu t’ketë liri!

Për liri e tokë arbëror,

n’Karadak u bë kurorë!

N’përjetësi trimi ra,

veç atdheu mos t’mbes nën shkja!

Vendi ynë sot gëzon liri,

kujtojtohen dëshmorët me krenari!