2
Një shtetas i Kolumbisë është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit në kryeqytet, nën dyshimin se ka kryer një sulm të rëndë fizik ndaj dy grave kosovare.
Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 8 janar 2026, rreth orës 05:25, kur i dyshuari dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktima femra duke përdorur një mjet të mprehtë.
Moneytizer Paragrafi 2
Njësitet policore që kanë intervenuar në vendin e ngjarjes kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin, teksa gjatë kontrollit tek ai kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin – thikën e dyshuar të përdorur në sulm, si dhe 2.4 gramë substancë të dyshuar narkotike.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori kompetent. Me vendim të tij, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Moneytizer Paragrafi 4
“Prishtinë / 08.01.2026 – 05:25. Është arrestuar i dyshuari shtetas i Kolumbisë, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë dy viktimat femra kosovare. Njësitet policore te i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën dhe 2.4 gramë substancë të dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

