Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hamza reagon pas përmbylljes së procesit zgjedhor

 
   

Numërimi i votave ka përfunduar, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është renditur e dyta me 192,407 vota.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas përmbylljes së procesit zgjedhor, duke theksuar se ky rezultat përfaqëson një përgjegjësi të madhe për partinë.

Këtë besim e marrim me përgjegjësi të madhe”, ka shkruar Hamza, duke vlerësuar ruajtjen e votës së PDK-së si dëshmi të mbështetjes së qytetarëve për punën dhe vlerat që partia përfaqëson.

Ai ka theksuar se gara ka qenë e vështirë dhe e pabarabartë, ndërsa ka nënvizuar se rezultati i obligon strukturat e partisë për angazhim edhe më të madh.

Ky besim na obligon më shumë se kurrë që të riorganizohemi, t’i konsolidojmë radhët tona dhe ta intensifikojmë veprimin politik”, ka shkruar ai.

Hamza ka bërë të ditur se PDK do të vazhdojë angazhimin për qytetarët pa dallim.

“PDK do të vazhdojë të punojë për çdo qytetar, pa dallim, në çdo platformë ku jemi të pranishëm, me këmbëngulje dhe me bindjen se Kosova meriton më shumë dhe më mirë”, ka përfunduar ai, duke falënderuar qytetarët për besimin e dhënë.