1
Donald Trump u shpreh se SHBA-ja do të nisë sulme tokësore kundër karteleve të drogës në Meksikë, ndërsa paralajmëroi se i vetmi kufi ndaj fuqisë së tij globale është “vetëm morali i tij”.
Kjo shpallje e një aksioni ushtarak kundër narkoterroristëve vetëm vetëm pak ditë pas kapjes së liderit venezuelian Nicolas Maduro.
Moneytizer Paragrafi 2
“Tani do të fillojmë me goditjet tokësore ndaj karteleve. Janë kartelet që po e drejtojnë Meksikën; është shumë e trishtueshme të shohësh se çfarë i ka ndodhur atij vendi,” tha Trump për Fox News. Më herët, shefi i Shtëpisë së Bardhë qe mburrur me fuqitë e tij të mëdha në politikën e jashtme, kur u pyet mbi limitet e asaj çfarë ushtria amerikane mund të bënte në rajon.
“Morali im. Mendja ime. Është e vetmja gjë që mund të më ndalojë,” i tha ai The New York Times. Trump ka sugjeruar se Groenlanda, Kuba dhe Kolumbia mund të jenë shënjestrën e radhës në listën e tij të operacioneve amerikane, duke zemëruar NATO-n dhe udhëheqës botërorë nga kryeministri britanik Keir Starmer deri te presidenti francez Emmanuel Macron.
Moneytizer Paragrafi 4
Trump dhe bashkëpunëtorët e tij kanë flirtuar që prej fushatës zgjedhore me idenë e pushtimit ose sulmit ndaj karteleve të drogës në Meksikë. Ai i ka akuzuar trafikantët e drogës nga Amerika Qendrore për vdekjet e 250,000 deri në 300,000 amerikanëve çdo vit, duke fajësuar ndikimin e karteleve dhe trafikimin e fentanilit.
Fill pas kapjes së Maduros, Trumpi i kishte lëshuar një paralajmërim Meksikës që të vinte rregull brenda kufijve të saj, por shtoi se fatkeqësisht, kartelet atje janë shumë të forta.

