Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Drizan Shala alarmon për deklaratat e Milovan Drecunit

 
   

Ekpserti i sigurisë, Drizana Shala, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Milovan Drecunit, duke i cilësuar ato si propagandë destabilizuese dhe jo analiza reale të sigurisë. Sipas saj, gjuha e përdorur buron nga struktura kriminale dhe synon të krijojë tensione artificiale në Ballkan.

Shala thekson se Drecuni projekton frikën e një sistemi që nuk e pranon funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, duke tentuar të maskojë dështimet strategjike të Serbisë përmes viktimizimit të rremë.

Ai shton se Kosova nuk përbën kërcënim për askënd, ndërsa rreziku real vjen nga figura politike që ushqehen nga kaosi dhe nga media pro-beogradase që, sipas saj, vazhdojnë propagandën duke mohuar shtetësinë e Kosovës.

Shkrimi i Shalës:

Kur Milovan Drecuni flet për siguri, Ballkani duhet të dëgjojë me alarm – sepse aty nuk flet arsyeja, por nëntoka kriminale e një politike që jeton nga frika dhe kaosi !

Deklaratat e Milovan Drecunit nuk janë as politike, as analitike dhe as të besueshme. Ato janë produkt i drejtpërdrejtë i nëntokës kriminale të Beogradit, një gjuhë e njohur që buron nga struktura që historikisht kanë prodhuar dhunë, destabilizim dhe frikë në Ballkan.

Drecuni nuk flet si aktor politik – ai flet si zëdhënës i një mendësie kriminale shtetërore, e cila e sheh Republikën e Kosovës jo përmes realitetit, por përmes panikut të humbjes së kontrollit. Çdo fjali e tij është tentativë për të maskuar dështimin strategjik të Serbisë në Republikën e Kosovës dhe për ta shndërruar atë dështim në viktimizim të rremë.

📍Kjo nuk është retorikë sigurie. Kjo është propagandë e zhveshur, e ndërtuar për të ushqyer tensione dhe për të krijuar terren artificial krize. Është e njëjta gjuhë që parapriu konfliktet e viteve ’90, e njëjta logjikë që sot përpiqet të riciklohet përmes figurave të diskredituara si Drecuni.

Kur Drecuni flet për “kërcënim”, ai në fakt projekton frikën e sistemit që përfaqëson – një sistem që nuk e duron funksionimin e institucioneve të Kosovës, sepse rendi dhe ligji janë armiku më i madh i strukturave kriminale që Beogradi ka kultivuar për vite në veri të Kosovës.

Kosova nuk përbën kërcënim për askënd. Kërcënim janë njerëz si Drecuni, që përpiqen të mbajnë gjallë konfliktin për të mbuluar lidhjet e tyre me politikën e errët, shërbimet e instrumentalizuara dhe interesat e nëntokës.

Ballkani nuk destabilizohet nga institucionet funksionale, por nga figura që jetojnë politikisht nga kaosi. Dhe Milovan Drecuni është pikërisht një prej tyre.

P.S

Media pro-politike e Beogradit vazhdon të shkelë ligjet e Republikës së Kosovës duke refuzuar emërtimin e saj zyrtar shtetëror dhe duke përdorur terminologji ideologjike, ashtu si fashistët e politikës së Beogradit. Kjo nuk është gazetari – është propagandë që synon mohimin e shtetësisë