Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kolona deri në 1.5 kilometra në Merdarë, pritje të gjata në kufi

 
   

Pritjet e mërgimtarëve që kanë kaluar festat e fundvitit në vendlindje po vazhdojnë ende në pikat kufitare të Kosovës.

Bazuar në të dhënat e Qendrës për Menaxhim Kufitar, pritjet më të mëdha për të dalë nga Kosova, janë regjistruar në Merdarë, të cilat arrijnë deri në 2 orë e gjysmë.

Në këtë pikë, kolonat e veturave arrijnë deri në 1 mijë e 500 metra (1 kilometër e gjysmë).

Ndërkaq në pikat e tjera, pritjet janë të vogla, që arrijnë deri në 20 minuta.