Fondi Pensional i Kosovës ka mbyllur vitin me kthimin më të lartë ndonjëherë nga investimet. Me mbi 300 milionë euro kthim bruto, zyrtarët e fondit thonë se paratë e kontribuesve jo vetëm që po ruhen, por edhe po rriten përmes strategjive investuese të menaxhuara me kujdes.
Një vit financiar e mbylli me rezultat rekord.
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës këtë vit ka shënuar kthimin më të lartë nga investimet.
Sipas të dhënave zyrtare, kthimi bruto ka arritur në 312 milionë euro.
Krahasuar me vitin e kaluar, kur kthimi ishte 245 milionë euro, kjo paraqet një rritje të ndjeshme.
Nga fondi thonë se rezultati është arritur përmes menaxhimit të riskut dhe strategjisë investuese.
“Ka potencial, ka rritje më të madhe në 100 euro në muaj kontribut do të thotë 1200 euro në fund të vitit e kthim prej 9% vetëm në një portfolio e ne i kemi 3 portfolio atë konservativin ku rrisk marrja është shumë më e vogël sidomos për njerëzit që janë në afërsi të pensionimit pastaj e kemi portfolion e balancuar ku rrisk marrja është pakëz më e madhe edhe pastaj e kemi portfolion standarde e cila është me rrisk marrje me të mëdha”, tha Emanuel Bajra nga FKPK.
Emanuel Bajra Kryesues i Bordit drejtues të Trustit tregon që vet institucioni ka tërhequr investime nga asetet që nuk kanë performuar mirë.
“FKPK, natyrisht investon para aty për këtë arsye edhe e kemi pasë një kthim të mirë kjo do të thotë që për cdo kontribut dhënës kosovar kthimi është i konsiderueshëm pra paraja jote nuk është duke flejt nuk është duke qëndru në një si themi depozitë bankare me një kthim minimal por është edhe duke e mundur iflacionin vjetor por edhe inflacionin nominal”, deklaroi ai.
Sipas Bajrës , qëllimi, i fondit ka qenë rritja e kthimit për kontribuuesit.
“Unë nuk besoj në atë idenë që Trusti duhet të shpërndahet sepse Trusti edhe karakteri edhe mandati i një fondi pensional jo vetëm në Kosovë por në gjithë botën është që të sigurojë masë të nevojshme të bollshme të kthimit në investim të strukturuar por me kalimin e viteve e dekadave që kur kontribut dhënësi pensionohet ai ose ajo në moshën 65 vjeqare të këtë komoditet financiar pra kthimi i 100eurove sot duhet te 3-4 fishohet në kohën kur ti je e pensionuar pra tërheqja e parave ka dy elemente të rriskut penalizohesh nga menaxheret tregu dhe humb seriozitetin si fond pensional në të ardhmën”.
Megjithatë, Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës paralajmëron kujdes për vitin e ardhshëm.
Në vitin 2026 Bajra thekson se do të mirëmbajnë vigjilencën, ngase trajektorja rritëse e vitit 2025 mund të ballafaqohet me pengesa nga vlerësimet e larta dhe normat e vazhdueshme të inflacionit.

