1
Gazeta Insajderi ka mësuar se personi që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Pejë është biznesmeni pejan Jeton Buquku.
Sipas informacioneve fillestare, Buquku është qëlluar me armë zjarri dhe ka pësuar plagë të rënda, ndërsa pas incidentit është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Moneytizer Paragrafi 2
Burime të Insajderit bëjnë të ditur se në momentin e ikjes nga vendi i ngjarjes, të dyshuarit kanë qenë tre persona në një veturë. Sipas të njëjtave burime, gjatë tentativës për t’u larguar, atyre u ka rënë çelësi i veturës, gjë që ka bërë që automjeti të mbetet në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, hetimet për rastin e plagosjes janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare lidhur me identitetin e të dyshuarve apo motivin e ngjarjes.
Moneytizer Paragrafi 4
Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet hetimore. Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur për Insajderin se hetimet janë në zhvillim.
“Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes. Janë duke u ndërmarrë veprime hetimore, ndërkohë që po punohet intensivisht për identifikimin dhe lokalizimin e personave të dyshuar”, ka deklaruar Nikçi.
Plagoset një person mëngjesin e sotëm në Pejë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

