Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I plagosuri në Pejë në gjendje stabile, do t’i nënshtrohet operacionit në QKUK

 
   

Një person është plagosur të dielën në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, si pasojë e një incidenti me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se i plagosuri fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ndërsa më pas, për shkak të natyrës së plagëve, është transferuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e të plagosurit është stabile.

Këtë e ka konfirmuar mjekja kujdestare në QKUK, Dafina Basholli, e cila tha se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse dhe se i njëjti pritet që pas disa ditësh t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike në Klinikën Ortopedike.

“Gjendja e tij është stabile. I kemi marrë të gjitha masat mbrojtëse që i njëjti, pas disa ditësh, t’i nënshtrohet edhe operacionit në Klinikën Ortopedike”, ka deklaruar Basholli.

Ndërkohë, Policia ka bërë të ditur se personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.