Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Politik

Vjen thirrja nga LDK-ja kundër Vjosa Osmanit: Nuk është budalla ai që gabon, por që përsërit gabimin

 
   

Zytari i LDK-së dhe ish këshilltari i Isa Mustafës, Bajram Gecaj në një postim të tij në Facebook ka bërë thirrje që të mos votohet Vjosa Osmani për Presidente të Kosovës.

Gecaj shkruan se nëse deputetët do të vendosnin interesin e Kosovës mbi interesa personale, të gjithë do të votonin kundër Osmanit për presidente.

Postimi i plotë:

JO VOTË PËR OSMANIN …

Vjosa Osmani: “Unë jam e bindur se të gjithë deputetët e Kosovës, pavarësisht se cilës parti i takojnë, do ta vendosin interesin e Republikës së Kosovës të parin” …

… unë, për dallim prej saj, nuk jam i bindur. Por, po të isha vërtet i bindur se të gjithë deputetët do ta vendosnin interesin e Republikës mbi interesat personale, partiake e karrieriste, atëherë do të isha plotësisht i sigurt se të gjithë deputetët do të votonin kundër Vjosa Osmanit.

P.S. Nuk është budalla ai që gabon, por ai që e përsëritë gabimin!