Dashi
Ditë shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do debatoni herë pas here me personin që keni në krah dhe nuk do hapni rrugë për asnjë çast. Beqarët do kenë një ditë të bukur dhe të mbushur me takime mbresëlënëse. Në planin financiar tregohuni realistë dhe mos kryeni shpenzime të pamenduara.
Demi
Partneri do ju përkëdhelë dhe do ju dashurojë si kurrë më parë gjatë kësaj dite. Gjithçka që keni dashur do ju realizohet si me magji. Beqarët vetëm duhet të shprehin dëshirat sepse planetët do ju gjenden pranë dhe do ua plotësojnë. Në planin financiar do keni më shumë fat se kurrë. Gjendja do stabilizohet sa hap e mbyll sytë. Do i shlyeni borxhet dhe do kryeni investime.
Binjakët
Ditë shumë e vështirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do ndiheni aspak mirë pranë personit që dashuroni dhe do debatoni në çdo moment. Beqarët do fillojnë një histori dashurie pasionante dhe afatgjatë. Gjithçka ka për të ndryshuar sot për ta. Në planin financiar mos ndërmerrni shumë rreziqe edhe sikur situata të jetë e stabilizuar.
Gaforrja
Nëse doni më shumë pavarësi nga partneri juaj gjatë kësaj dite, gjeni mënyrën e duhur për ta kërkuar këtë. Po u treguat harbutë do keni mosmarrëveshje. Hëna do influencojë negativisht te jeta sentimentale e beqarëve dhe ata do mbeten sërish vetëm. Financat do jenë më të mira kështu që mund të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht.
Luani
Dëgjojeni zemrën tuaj gjatë kësaj dite dhe do ndiheni shumë mirë. Emocionet sa do vijnë e do shtohen kështu që shfrytëzoni çdo sekondë. Beqarët më mirë të qëndrojnë vetëm sot sesa të fillojnë një lidhje e cila mund t’i bëjë të vuajnë së tepërmi. Financat do jenë mjaft delikate kështu që duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm me çdo lloj shpenzimi.
Virgjëresha
Të dashuruarit do kenë një ditë shumë normale dhe pa asgjë të jashtëzakonshme. Nëse jeni beqarë mos u ndalni, por njihuni me sa më shumë persona që të mundeni. Në këtë mënyrë do keni mundësi të bëni edhe zgjedhjet e duhura. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, megjithatë aq para sa të kryeni shpenzimet e nevojshme do i keni.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do ndiheni si në ëndërr në krahët e partnerit tuaj. Ai do mendojë edhe për detajet më të vogla dhe do ju bëjë ta dashuroni më tepër jetën. Beqarët nuk duhet të hallakaten kot, por duhet të marrin vendime nëse ju pëlqen shumë dikush. Në planin financiar do i gjykoni gjërat me kujdes dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.
Akrepi
Jeta sentimentale e të dashuruarve nuk do ketë aspak probleme. Do ndiheni mirë në krahët e partnerit dhe do bëni gjithçka mundeni që të mbizotërojë në çdo moment harmonia. Edhe beqarët do kenë fat në dashuri dhe do e gjejnë princin e kaltër. Do jeni shumë të organizuar sot në planin financiar dhe gjërat do ecin sipas planeve që keni bërë.
Shigjetari
Do e luftoni me sa të keni mundësi sot rutinën e jetës suaj në çift dhe do ndiheni shumë më të qetë se më parë. Beqarët do kenë mbështetjen e planetëve dhe do ju shtohen mundësitë për takime. Secili do ketë veçantinë e tij, kështu që do e keni pak të vështirë të bëni zgjedhje. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni dhe se sa do shpenzoni.
Bricjapi
Mos ëndërroni shumë sot në jetën tuaj në çift sepse ka rrezik të përballeni me zhgënjime të mëdha dhe do vuani tej mase. Ata që janë ende vetëm, nuk do kërkojnë të bëjnë asgjë me ngulm. Edhe ashtu si janë nuk ndihen aspak keq. Financat do mbeten të qëndrueshme për aq kohë sa ju të shpenzoni me maturi dhe kursim. Nuk do keni për çfarë të ankoheni.
Ujori
Ditë shumë e qetë dhe pa probleme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni mjaft mirë në krahët e personit që aq shumë dashuroni. Beqarët duhet të bëjnë pak më tepër durim në mënyrë që të gjejnë personin i cili do ju përputhet në çdo pikë. Në planin financiar do jeni të detyruar të hiqni dorë nga disa shpenzime të domosdoshme në mënyrë që të mos mbeteni pa para.
Peshqit
Tregohuni sa më të arsyeshëm gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale sepse përndryshe mund të keni probleme goxha serioze. Nëse jeni beqarë të dëshpëruar në kërkim të shpirtit binjak, nuk duhet të nxitoheni dhe të hidheni në krahët e të parit që do iu propozojë. Financat do jenë katastrofike, kështu që mos bëni gjëra të nxituara për të cilat të pendoheni.

