Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Aktuale

Borë dhe akull në disa pika kufitare, qarkullimi zhvillohet me vështirësi

 
   

Sipas të dhënave më të fundit që vijnë nga Qendra për Menaxhimin e Pikave Kufitare, disa nga rrugët që shpiejnë drejt pikave kufitare po përballen me kushte të vështira për qarkullim për shkak të borës dhe akullit.

Në pikën e kalimit kufitar Fushë-Pajtimi–Glloboçicë ka borë dhe akull. Kjo pikë është e kalueshme, por me vështirësi, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar gjatë qarkullimit.

E kalueshme, por gjithashtu me vështirësi, është edhe pika kufitare Prishtinë–Mutivodë, ku ka borë dhe akull. Në këtë pikë, përdorimi i pajisjeve dimërore, përfshirë gomat dimërore dhe zinxhirët, është i obligueshëm.

Gjendje e ngjashme paraqitet edhe në pikën kufitare Pejë–Kullë, ku qarkullimi zhvillohet me vështirësi për shkak të kushteve atmosferike.

Ndërkaq, në pikat e tjera të kalimit kufitar, gjendja e rrugëve është e mirë dhe nuk raportohet për prani të borës apo akullit.

Policia u bënë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë udhëzimet e policisë dhe të pajisen me pajisjet e nevojshme dimërore para nisjes në udhëtim.